Moti

Kryetar i Komunës së Kamenicës, Begzad Sinani, i ka shprehur ngushëllime familjes së Astrit Deharit.

Ai ka thënë se pret që Qeveria të jap dorëheqje, sipas tij, sot në Republikën e Kosovës, Shtetin e Pavarur, Të Lirë e Demokratik, të vdes një i ri në burg është shumë shqetësuese.

Ky është postimi i plotë: Dje ishte lajmi me i vështir në jetën time.Vdekja e Astrit Deharit në Burgun e Qarkut në Prizren me përkujtoi ditën e 6 Janarit 1987 kur dy gardian dhe dy UDB – se me përcollën gjysme të vdekur nga Burgu i Qarkut të Gjilanit për në Burgun Qendror të Beogradit ( Burgun famëkeq CZ )Atëherë i pata thëne vetës, duro ka edhe me keq. IA DOLA.

Sot në Republikën e Kosovës, Shtetin e Pavarur, të Lire e Demokratik, të vdes një i ri në burg kjo është shqetësuese për mua.Pres shume që nesër ( e Hëne ) Qeveria të jap DOREHEQJE.

Familjes Dehari ngushëllimet me të sinqerta nga unë personalisht dhe Qytetaret e Komunës se Kamenicës.N g u s h l l i m e !

 
Top