Moti

Analisti i kosovar me prejardhje nga Kamenica, ka shkruar në fb një tregim personal, pasi që e ka kuptuar se sot ka vdek Hasan Pireva (Cani i Bellkut) 

Ja postimi i plotë dhe i pa edituar:
____________________________________________________

Nji tregim krejt personal për Hasan Bellë (Arif) Pirevën p’ej Tygjeci)

Ne moshën 87 vjeçare n’Tygjec paska dekë Hasan Pireva. 
E kemi quejt shkurt Cani i Bellkut.
Fqinji ynë i parë dhe njeri i madh, mikpritës bujar dhe patriot…

Cani i Bellkut, Hasan Bellë Pireva, njeriu me tregimet e të cilit jam rritë, njeriu i fortë i Gollakut, kojshi i parë e fort i mirë i sh’pisë sonë dhe i bablokut tonë Hazir Matoshit, me të cilin ishin përafërsisht versnikë.
Letërsi asht krejt ajo që na kujtohet pati thanë ‘Gabi’ (Marquez) pak para se të ndërronte jetë.
Letërsi asht edhe çdo tregim për Canin.
Kurre s’e harroj kur i vinin mysafir e dilte para ode e thirke me za t’madh ” Ooo Hazir-oooo, merri djelt e hajdi se kam mysafir ooo heee…” me entuziazëm e fisnkëri, sikur të kishte dasmë.
Po, te Cani kishte dasmë përditë, përnatë.
Ai e bënte dasmë kur i vinin miq e kojshi, kur kishte festa kombëtare e fetare, kur kositeshin livadhet e kishte kostarë – për Sh’mitër e Sh’ngjergj – dhe drita e llames në odën e tij nuk shymej deri n’mjes!
Hala m’ushton zani i bablokut qe njashtu dilte te lama me e thirrë Canin me sa fuqi zani: “O Hasan-ooo, merri djelt e hajdi se kemi miq…”
– Një ditë na thanë se Cani e kish vra ujkun dhe shkuem me e pa me babgjyshin nga ana e dajëve Azem Muzlinë.
Ia shikoja dhamtë e mnershëm ujkut dhe vështrimi m’ngjitej tek Cani, që nuk e hiqte nga buzët cigaren e duhanit kaçak.
Ishte epoka e Luftës së Ftohtë. Vitet ’70.
Mbaj men kur Cani, Baba e Abazi (Abaz Hysen Boroci) flisnin për politikvn botnore, masi qe Cani ua interporetojke lajmet e VOA-s (Zanit t’Amerikës, qe i ngojke me pqasion.)
Baba shtihej si ma pak i interesuem, kurse Abazi po u thojke dy burrave se n’mardhaniet mes superfuqive Amerika e ka mujtë Rusin’ po Kina s’po flet diçka, po hesht dhe kjo heshtje shihej me mosbesim…
– “Kina e ka shti materiallin me e pjek dhe mas 20-30 vjetve kur ta nxjerr tehniken, ka me u ba e para” – thojke Abazi me nji siguri te habitshme e naivitet por te sinqert p’ej fmije!?
Ec e dije kur e nga kush ka digjue Abazi se Kina “po e pjek materialin (tekonologjinëushtarake) n’furrë”!???
Nga ndonji ‘generall’ ushtrie t’Krajlit apo…
Jemi me 2017 dhe Kina asht ende “e panjohun” e ketij shekulli!
Ishim fëmijë dhe ai para nesh ishte heroi, sapo kishte vra ujkun…
Kurrë s’e harroj, kur me 1978 u smu baba e na, asnja nga djemt nuk ishim në sh’pi (ishim në shkollë), Cani i kish pas ngjitë kuajt e kerrit dhe me te birin Kadrushin e kishin que babën n’spital në Kamenicë.
E takuem Canin te ura, para gjimnazit në Kamenicë dhe na tregoi për babën, qe e kishin dërgue për Gjilan e pastaj në Prishtinë dhe se Kadrushi ishte me të.
– “Haziri asht i fortë, asht mirë dhe mos u bani marak” – na tha.

– “Asht Kadrushi me te, nuk a vetëm…” – këto fjalë t’shqiptueme me një dozë ngrohtësie e solidarësie edhe sot m’tingllojnë n’vesh – ishin fjalë çliruese – sikur të na thojke se njani nga ne të ishte me babën…
Nga ai – ulun plot kurreshtje pranë tij – kam digjue për ramjen e Rankoviqit (Ministrit të brendshem famkeq të Jugosllavisë, që ishte ideator dhe ekzekutor (me forcat e UDB-së) i aksionit të armëve 1956- 1966);
Pastaj për demostratat e vitit 1968, kur isha shtatë vjeç;

Për dënimin e grupit të Adem Demaçit më 1976, (me 6 tetor 1975, Adem Demaçi ishte burgosun në Prishtinë vet i gjashtëmbëdheti, për të tretën herë, bashkë me Rexhep Malën, Osman Dumoshin. Dënimet u prenë prej 15 deri në 5 vjet) sepse Cani e mbante radion ndezun – qysh thojshim atëbotë – 24 orë në 24 dhe pos Radio Prishtinës dhe Radio Tiranës, kryesisht e digjonte “Zanin e Amerikës” nga Washinngtoni.
Gjatë viteve ’90 i përfshimë në lëvizjen e pajtimit të gjaqeve të prime nga professor Anton {etta.
Dhe nga respekti i madh për prof. Antonin të nipit ia ka lanë emnin Anton!

Familja Pireva ishin të përfshimë në lëvizjen për liri e demokraci të Brahim Rugovës, sh’pia e Tij e njohtun se u ka dhanë bukë e strehë kryengritësave shqiptar të tana epokave, që nga Kryengritjet e 1910 e knej, sidomos në kryengritjet e Kitkes dhe Gjilanit (1944-45) e deri në luftën e fundit më 1999, duke qenë mbështetës dhe pjesëmarrës aktivë.

Masi dola nga burgu (1990) erdhi me m’pa dhe ma qiti kutinë e duhanit për herë të parë në jetë – ndonëse isha gati 30 vjeç – mu ba se isha një thmi para tij, thjesht skuqesha me e pshjell cigarën para tij…
Gjatë viteve ’90 sh‘pia e tij asht bastisë e mashkujt janë arrestue.

Njashtu me djem e nipa Pirevt ishin të përfshimë në luftën e UÇK-së, ndër te cilët i biri, Sabriu ishte marr peng nga forcat serbe të sigurisë gjatë bombardimeve të NATO-s, ndërsa i biri Arifi dhe nipi Enveri, ishin ushtarë të UÇK-së.

Lamtumirë Can…
Respekt të përjetshem për Ty Hasan Pireva!
O burrë i fortë…

 
Top