Moti

“Hidromorava” - njësia në Kamenicë : njofton konsumatorët  që për shkak të rritjes së konsumit të ujit si pasojë e rritjes së temperaturave dhe keqpërdorimit të ujit nga ana e disa konsumatorëve, situata e furnizimit me ujë është vështirësuar në disa lagje të qytetit thuhet në apelin e përgjegjësit të njësisë  Afrim Mujaj.

“Dëshirojmë të ju njoftojmë se aktualisht kërkesa për ujë është rritur edhe më shumë si pasojë e rritjes së temperaturave të larta dhe për këtë arsye “ Hidromorava ” aktualisht është duke prodhuar ujë në sasi rekord në krahasim me periudhën e viteve të kaluara, e gjitha kjo për të përmirësuar furnizimin me ujë në tërë qytetin“ ka thënë Mujaj.

Problem me reduktime të ujit ka kryesisht në fshatin Berivojcë  dhe  Lagjen “Iliria” edhe atë prej orës 23:00h – 08:00h, e kjo ndodhë për arsye të përmirësimit të furnizimin me ujë në disa lagje tjera  të qytetit  si në Lagjen “Qamëria” dhe Lagjen “Malësia”. Por, besoj se kjo nuk do të zgjasë shumë, dhe se me një reshje atmosferike gjendja do të përmirësohet. 

Përmes këtij Apeli edhe njëherë i lusim të gjithë konsumatorët që ujin e pijes mos ta përdorin për qëllime të tjera dytësore, por vetëm për pije dhe për nevoja higjienike, por njëherit  paralajmron  se do të ketë edhe  gjoba  që do të aplikohen për të gjithë shkelësit dhe keqpërdoruesit e ujit të pijshëm në pajtim me dispozitat e rregullorës për shërbime publike komunale përfundon apeli i Mujajt.

 
Top