Moti

Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergei Lavrov tha sot se forcat e policisë shqiptare nuk duhet të ishin të shtunën të pranishme në veri të Kosovës.

Ai gjatë fjalimit të tij në konferencën vjetore të ministrave të Punëve të Jashtme tha se duhet të qetësohet situata e ndezur mes Prishtinës dhe Beogradit, shkruan Novosti, transmeton Indeksonline.

“Forcat policore shqiptare të Kosovës nuk duhej të ishin të pranishme në veri të Kosovës, pjesë kjo që banohet nga serbë”, tha Lavrov.

Po ashtu, ministri rus foli edhe për mundësinë e një lufte mes Kosovës dhe Serbisë.

“Shpresoj që të gjithë e kanë kuptuar se ne nuk duhet të lejojmë që të shpërthej një konflikt i armatosur në Ballkan. Bashkimi Evropian duhet të qetësoj situatën dhe të ndikoj në zbatimin e marrëveshjeve të arritura mes Prishtinës dhe Beografit”, tha tutje Lavrov. /Indeksonline/ 

 
Top