Lëvizja Vetëvendosjedega në Kamenicë përmes një komunikate për media shkruan se:
(Komunikata e plotë dhe e pa edituar)
________________________________________________
Sot e gjithë malësia është bllokuar nga orteqet e borës, ende asnjë rrugë nuk është hapur nga organet përgjegjëse lokale dhe ato regjionale! Mbrëm, në orët e vona të natës, me kërkesë të disa banorëve, të cilëve e vetmja shpresë për ndihmë iu kish mbetë adresa jonë, një pjesë e Kryesisë së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Dardanë, vizituam shtëpitë e tyre, të cilët na kërkuan që së paku të ju sigurojmë disa Paracetamola kundër temperature në këtë kohë kur "Gripet" janë përhapur gati te çdo njeri!
Për ironi, edhe Dy Polic kufitar, pa veturë, pa ushqime rezervë, pa rrymë, në mëshirën e një gjeneratori, i takuam në të ashtuquajturin vendkalimin kufitar në Kapi, për të cilët ende nuk është hapur rruga që të kthehen nga ndrrimi i orarit të punës ose tu ofrohet një copë buke!
Ftojmë Shefat politik të pushtetit Komunal, ti kursejnë në këtë dimër derivatet që harxhojnë duke shetitur me vetura zyrtare dhe ato mjete të kursyera ti shpenzojnë në mirëmbajtje të këtyre rrugëve, nga bllokimi i të cilave mund të na rrezikohen jetëra njerëzish.