Autoritet kosovare ia kanë refuzuar presidentit të Serbisë, Tomislav Nikoliq, vizitën në Kosovë.
KTV merr vesh se Qeveria e Kosovës e ka refuzuar kërkesën e presidentit Nikolqit, për të hyrë në Kosovë.
Ishte paraparë që bashkë me drejtorin e të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ata të zhvillojnë disa takime edhe në Shtërpcë.