Zyra e informimit komunal shkruan se "Komuna e Kamenicës do të realizojë projekte për vitin 2017 në vlerë prej 1 milion e 282 mijë euro"
(Postimi i plotë dhe i pa edituar):
___________________________________________________
Të nderuar qytetarë të komunës së Kamenicës ju njoftojmë se nga buxheti i propozuar nga Qeveria e Republikës Kosovës dhe miratuar nga Kuvendi i Republikës Kosovës për komunën e Komunës dhe qytetarët e saj për vitin 2017 do të jenë për realizim këto projekte:
- Ndërtimi i Urës në Topanicë – 50.000€,
- Rregullimi i stadiumit të qytetit – 184.000€,
- Asfaltimi i rrugës Pusi i Zenelit – ShMU dhe mbushja e gropave me asfalt në Kopërnicë -80.000€,
- Asfaltim i rrugëve lokale në Kamenicë: 100.000€,
- Vazhdim i asfaltimit të rrugës: Muçivercë – Kranidell – Selisht: 150.000€,
- Ujësjellësi; Roganë – Muçivercë –Novosellë – Hodonoc – 295.000€,
- Ujësjellësi: Kopërnicë –Kolloleq – Shipashnicë – 83.000€,
- Ujësjellësi Koretin : 43.000€,
- Ndërtimi i shkollës në Busavatë : 100.000€,
- Trajtimi i ujërave të zeza: 10.000€,
- Ndërtimi i Kullës Nuhi Berisha: 20.000€,
- Kalaja e Dardanës: 60.000€,
- Shtresë e Asfaltimit të rrugës: Hajkobillë – Zajçec – Tuxhec ( Novak) 157.000€
Dhe fillimi i rrugës nacionale që do të lidh Kamenicën me autostradën Konqul – Gjilan – Prishtinë.
Kryetari i komunës Begzad Sinani është shprehur i kënaqur me projektet e parapara për buxhetin e vitit 2017 ai ka falenderuar Kryeministrin e Republikës Kosovës Isa Mustafa dhe kabinetin qeveritar po ashtu kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli për mbështetjen në kërkesat e komunës së Kamenicës në fjalën e tij tha: Duke pas parasysh kërkesat tona për këto projekte Qeveria ka hartuar buxhetin për komunën tonë ne si udhëheqje komunale do të realizojmë këto projekte që janë kërkesa të qytetarëve për infrastrukturë rrugore, rrjet ujësjellësi, trajtim ujërash të zeza dhe një varg projektesh që janë të lidhura direkt me buxhetin e këtij viti në të mirë të përmirësimit të jetës së qytetarëve po ashtu besojmë me bashkëpunimin që po tregojmë si me Qeverinë e Republikës Kosovës po ashtu edhe me mekanizmat ndërkombëtarë do të realizojmë edhe projekte të tjera”.
Zyra për Informim,
Komuna e Kamenicës.