Moti

Zyra komunale e informimit njofton se Kuvendi Komunal i Kamenicës me kërkesë të këshillit të Bashkësisë Islame në Kamenicë ka marrë vendim që të ndajë nje parcelë në shfrytëzim për ndërtimin e objektit të Administratës së këtij këshilli.

Sot ka filluar të rrënohet objekti i vjetër dhe të bëhet pastrimi i kësaj parcele që të bëhet gati për fillimin e objektit të ri që do të shërbejë për kryerjen e shërbimeve fetare të Këshillit të Bashkësisë Islame.

Kryetari i Komunës Begzad Sinani me bashkëpuntorë, kryetarin ef. Bejtullah Hashani dhe anëtarët e KBI - së ka vizituar fillimin e punimeve, kryetari Sinani tha se ka qenë një kërkesë disavjeqare e Bashkësisë Islame në Kamenicë dhe ne po e realizojmë uroj që shpejt të përfundoj edhe objekti dhe Këshilli i Bashkësisë Islame në Kamenicë do të kenë vendin dhe hapsirën ku do të kryejnë shërbimet fetare ndaj qytetarëve që deri ju ka munguar edhe pse shërbimet fetare janë kryer në mënyrë të rregullt nga imamët, ne kemi pas një bashkëpunim shumë të mirë me KBI - në Kamenicë dhe do të  edhe në të ardhmen tha kryetari Sinani ".

Ne saje të punëve dhe agazhimit të pa rreshtur përgjatë vitit që kaluam, dhe këtij fillim viti.

Me vullnetin e Zotit të Madhëruar, si dhe me mbështetjen e pa rezervë të Kreut të Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, Myftiut tonë të çmuar, Naim Ef Tërnava, dhe stafit të tij, e të kryesisë së BIRK-ut, kryetarit, Sinani dhe drejtorëve të drejtorive të komunës tonë arritëm që t’i japim fund pritjes shumëvjeçare të fillimit të ndërtimit të selisë së Bashkësisë Islame në Kamenicë, duke kurorëzuar të gjitha hallkat për ndërtimin e këtij objekti gjigant, duke uruar qytetarëve të kamenicës për këtë bukuroshe, që dotë i dhuroje qytetit një pamje plotësuese, në të cilën dotë zhvillojmë së bashku aktivitete të ndryshme, të organizmit të jetës fetare e kombëtare në komunën tonë, Urime e gëzofshim bashkarishtë tha Kryetari i Bashkësisë Islame në Kamenicë Bejtullah Ef Hashani.

Kuvendi Komunal ka marrë vendim edhe për mbulimin e shpenzimeve të varrimit për bashkësitë fetare dhe pritet që gjatë muajit prill të fillon së implementuari ku qytetarëve do të ju mundësohet një shërbim i munguar deri tani, ka njoftuar zyra komunale e informimit

 
Top