Komiteti për politike dhe financa, sot e mbajti mbledhjen e tretë të radhës. Takimin e udhëhoqi kryesuesi i Kuvendit Bajram Dërmaku, ndërsa të pranishëm ishin kryetari i Begzad Sinani, Zyra Ligjore dhe drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit. Të gjitha pikat e propozuara, u aprovuan për procedim në seancen e ardhshme të Kuvendit.
Të gjitha pikat e propozuara u aprovuan për të procedim në seancën e ardhshme të Kuvendit. Pika e cila zgjoi interesim më së shumti te anëtarët e KPF-së ishte: Shqyrtimi i propozim vendimit Sh 02 Nr.13626 të datës: 23.03.2017, për autorizimin e kushteve të borxhit afatgjatë nga Qeveria e Austrisë dhe miratimin e projektit për punimin e kolektorit fekal dhe ujësjellësit në Komunën e Kamenicës.
Nënshkruese e këtij projekti është Ministria për Financa e Republikës së Kosovë me Ministrinë e Financave të Qeverisë së Austrisë. Implementimin e këtij projekti e bën kompania austriake “ÖSTAP ”. Komuna në ketë projekt kapital i cili kushton 7 milion euro faza e pare dhe 5 milion euro ne fazen e dyte dhe që finacohet në formë të kredisë.
Disa anëtarë kërkuan informacione se mos po hynë në borxhe komuna të cilat nuk mund ti kthej. Kryetari i Komunes Begzad Sinani dha sqarime se komuna nuk ka implikime financiare, nënshkruese është Ministria e Financave e jo komuna ky eshte nje projekt kapital qe do te zgjidhe perfundimisht problemet qe kane te bejne me trajtimin e ujerave te zeza per te gjithe komunen tone dhe ne disa lokalitete edhe rregullimin e ujesjellesit.
Një pjesë e projektit fillon në Kamenicë dhe do të shtrihen ne Koretin dhe te ura e Topanicës - Domoroc në territorin e komunës së Kamenicës, dhe pjesa tjetër e gypit niset po nga ura dhe shkon deri në: Hogosht, Muqiverc, Shipashnicë e Epërme, Rogane, Katushnicë, Karaçeva e Epërme, Novoselle, Hodonoc dhe do te bashkohet ne Domoroc me impiantin qe vjen nga Kamenica .
Në të njëjtin projekt është edhe rregullimi Ujësjellësit në Hogosht dhe Shipashnicë të Poshtme dhe në një lagje të qytetit të Kamenicës. Po ashtu dhe rregullimi i shtratit të lumit në Hogosht dhe Kopernicë.
Anëtarët ishin të kënaqur me ketë investim kapital që komuna e jonë është përfituese.
Anëtarët e KPF-së, shqyrtuan edhe kërkesa tjera për rialokimin e mjeteve, propozim –vendimin për lejimin e dhënies në shfrytëzim të për lejimin e dhënies në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të Komunës- Kompanisë “ KEDS”, duke pasur parasysh interesin publik komunal- Kamenicë
,Shqyrtimi i propozim-vendimit Sh.02 Nr.13364 dt: 20.03.2017-të, për lejimin e dhënies në shfrytëzim afatgjatë me qira të pronës së paluajtshme të komunës-personave fizik dhe juridik, duke pasur parasysh interesin publik komunal-Kamenicë,Shqyrtimi i propozim-vendimit Sh.02 Nr. 13366 dt. 20.03.2017-të, për lejimin e dhënies në shfrytëzim afatgjatë me qira të pronës së paluajtshme të komunës-personave fizik dhe juridik, duke pasur parasysh interesin publik komunal- Kamenicë, njofton zyra komunale e informit