Për vendin e deputetit në Parlamentin e Kantonit garojnë edhe dy kandidatë shqiptarë: Kosovare Rrustemi për SP-në dhe Shpëtim Xhemaili për CVP-në.
Të dielën, më 12 mars, qytetarët me të drejtë vote në Kantonin e Solothurnit do të zgjedhin qeverinë dhe parlamentin e kantonit për katër vitet e ardhshme. Janë gjithsej 505 veta që kandidojnë për një vend deputeti në parlamentin me 100 vende, njofton srf.ch.
Më së shumti vende ne legjislaturën aktuale ka FDP (liberalët), gjithsej 26, transmeton albinfo.ch. CVP si fuqia e dytë ka 22 deputetë ndërsa SP dhe CVP kanë nga 19 sish.
Shumica e votuesve tashmë e kanë dhënë votën e tyre (me postë) ndërsa paraditen e së dielës këtë mund ta bëjnë në kutitë e votimit ata që nuk kanë votuar deri më tash.
Për dy partitë e fundit garojnë edhe dy kandidatë shqiptarë: Kosovare Rrustemi për SP-në dhe Shpëtim Xhemaili për CVP-në. Albinfo.ch ka prezantuar të dy kandidatët e përmendur që u takojnë dy kampeve të ndryshme politike.
Edhe në zgjedhjet për ekzekutivin e kantonit garat duket e fortë. Nga 5 ministrat në që janë në pushtet, kandidojnë sërish tre: Remo Ankli (FDP), Roland Fürst dhe Roland Heim (të dy CVP). Ata kanë të gjithë gjasa të mira për t`i ruajtur pozicionet që kanë. Ndërsa Susanne Schaffner nga SP dhe Mariane Meister nga FDP mund të shpresojnë që t`i zënë dy vendet e liruara në ekzekutiv.