Moti

Në seancën konstituive të Kuvendit të AKR-së, Presidenti Behgjet Pacolli propozoi për Kryetar të Kuvendit të AKR-së Fatmir Matoshin, aktualisht kryetar i Degës së AKR-së në Kamenicë. 

Propozimi i Presidentit Pacolli u votua unanimisht nga të gjithë 151 antarët prezentë të Kuvendit të AKR-së. Fatmir Matoshi me këtë pozitë bëhet bindshëm politikani më me ndikim në një subjekt politik që vjen nga komuna jonë.

Kryetari i Kuvendit Fatmir Matoshi, pasi ka falënderuar Presidentin dhe Kuvendin për besimin e dhënë ka vlerësuar se ky është viti i AKR-së dhe se të gjitha strukturat do të punojnë pa ndërprerë për ta rikthyer AKR-në fuqishëm në skenën politike dhe për ti dhënë një rast zhvillimi vendit duke fituar besimin qytetar për ta udhëhequr qeverinë e ardhshme të Kosovës.

“Kjo është kauza jonë, Kosova duhet t`i bashkohet familjes së vendeve të zhvilluara e demokratike ku sundon rendi dhe ligji dhe jo anarkia e korrupsioni. Në këtë kontest Kuvendi i AKR-së do të jetë në nivel të detyrave dhe përgjegjësive që ka për ta ndihmuar partinë drejt synimit tonë për fitore” ka thënë Kryetari i Kuvendit Fatmir Matoshi.

Kryetari Matoshi ka emëruar edhe dy ndihmës kryetarët e Kuvendit Nasuf Aliu dhe Besnik Berisha, ndërsa sekretare e Kuvendit është zgjedhur Mimoza Muja.

Kuvendi i AKR-së ka miratuar disa ndryshime në statut sipas autorizimeve të Kongresit si dhe ka zgjedhur komisionin statutar që do të udhëhiqet nga Korab Sejdiu.

 
Top