Moti


Ka filluar Manifestimi i Epopesë së   UÇK-së në Komunën e Kamenicës me homazhe te varrezat e dëshmorëve dhe aktivitete të tjera dhe do të përmbyllet nesër me Natën e zjarreve.

Kryetari i Komunës me bashkëpunëtorë në prani të familjarëve të dëshmorëve ka bërë homazhe tek varrezat e dëshmorëve për nderë të manifestimit të Epopesë së UÇK-së, për të përkujtuar sakrificën e familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve që u flijuan për liri dhe pavarësi.

Kryetari Sinani tha "Në këtë ditë kujtojmë sakrificën e komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij, po ashtu kjo ditë është kur përkujtojmë me krenari jetën e atyre që u flijuan për Kosovën përgjatë udhëtimit tonë të shenjtë për liri dhe pavarësi, janë të shumtë dëshmorët tanë, emrat e tyre janë tani në librat, në shkollat, në rrugët dhe në sheshet e Kosovës, anëkend vendit tonë, por mbi të gjitha janë në kujtesën tonë, në kujtesën e kombit tonë, institucionet demokratike të vendit do ta shpiejnë Kosovën drejt integrimeve euro atlantike, kështu përmbyllim misionin e madh, duke siguruar që vendi ynë të gjendet në familjen e madhe të kombeve të lira, kemi ende shumë punë përpara,ne të gjithë do të vëmë në shërbim të vendit tonë dijen, punën e guximin për ta çuar në vend amanetin e dëshmorëve".

 
Top