Moti

Zyra komunale e informimit njofton se sot Kryetari i Komunës Begzad Sinani me bashkëpuntorë sot priti në takim kolonelin e Kforit Mustafa Ihsan Tavazar, në këtë takim u bisedua për gjendjen e sigurisë, tolereancën ndëretnike dhe ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike në Komunën e Kamenicës.

Ndër të tjera kryetari i Komunës Begzad Sinani informoi kolonelin Tavazar për të arriturat në të gjitha segmentet e jetës, implementimin e projekteve infrastrukturore si në Arsim, Shëndetësi, Infrastrukturë rrugore dhe për sigurinë në komunën e Kamenicës dhe ishte konstatim i përbashkët se komuna jonë ka një siguri, rend dhe qetësi të pacenueshëm nga akterët e mbrendshëm dhe të jashtëm. Në interesimin e kolonelit për çështjen e brezit kufitar me Serbinë Kryetari Sinani deklaroi se deri tash nuk kemi probleme të evindetuara kurse është në kompetencë të nivelit Qendror për caktimin e saktë të kufirit ndërshtetror dhe ne si komunë e kemi mbështetur dhe do të mbështesim me dokumentacionin kadastral dhe kërkesat tjera që i posedojmë tha kryetari i Komunës Begzad Sinani.

Koloneli Mustafa Tavazar falenderoj kryetarin për pritjen shumë miqësore ai tha se ne sot po vizitojmë komunën e Kamenicës me qëllim që të njoftohemi me gjendjen e sigurisë në komunën tuaj sfidat dhe problemet eventuale që mund ti keni dhe Ne jemi këtu për të mbështetur institucionet për ofrimin e sigurisë për qytetarët tuaj. Kosova është një vend i parasjës dhe ne së bashku me koleg po ndihemi si në shtëpitë tona dhe jemi të kënaqur me shërbimin që po ofrojmë dhe mikpritjen e qytetarëve të Kosovës.

Pas takimit të gjithë së bashku vizituan qytetin e Kamenicës dhe u njohën për së afërmi me infrastrukturën, kushtet të cilat i ofron Komuna e jonë dhe me kërkesë të kryetarit shumë shpejt nga ana e Kforit pritet të hapet rruga Poliçkë – Dragoc – Desivojcë dhe të bëhet e kalueshme për vetura.

 
Top