Moj
grua...
Moj grua,
kur un’ të vdes,
në botën tjetër i ve a të pres,
a do marrësh për mua abdes,
hatme ti bësh Kur’anit, e Zotit ibadet,
të ma shpërblej këtë shpirt me xhenet.
Moj grua...
a do ia vizitojmë xhenetit bashkë çdo krua,
si thua,
a do m’ duash më, pa më parë më mua,
a do vuash, kur sheh se shtrati mu gropua,
kur sheh se shtrati përjetësisht mu rëndua,
si burrë, përgjegjës dhe për ca mëkate tua.
Moj grua...
atë ditë kur shpinën të ma kesh kthyer,
a do vazhdosh buzë e sy, thonjë lyer,
lartë e poshtë, teshë për trupi t’ pëlqyer,
apo myslimane e përkryer.
Moj grua...
mbas asaj dite,
gjoksi a do ta ketë të njomë qershinë,
hijeshinë,
apo shaminë.
Moj grua...
kur sheh që s’ ke më imam,
a do t’ kujtona aman,
a do t’ jesh pishman,
kur për mua s’do veshësh më fustan.
Moj grua...
si thua,
a të pres,
xhenetit t’ ia vizitojmë çdo krua ?
Autor: Fitim KOSUMI