Moti


Zyra komunale e informimit njofton se :Kuvendi i Komunës e mbajti seancën e shtatë të udhëhequr nga kryesuesi i kuvendit Bajram Dërmaku.

Pos kuvendarëve present ishin: kryetari i komunës Begzad Sinani, drejtorët e drejtorive komunale dhe përfaqësues nga shoqëria civile.

Të gjitha pikat e parapara u aprovuan nga kuvendarët, por dy nga pikat ishin ato të cilat kuvendarët, gjegjësisht përfaqësuesit të opozitës ishin ata më të interesuar të debatonin duke kërkuar sqarime nga zyrtari i lartë financiar Naser Hashani lidhur me raportin gjashtë mujor të buxhetit Janar-Qershor 2017, si dhe Raportin e Auditimit për Raportin Financiar vjetor për Komunën e Kamenicës për vitin 2016. Hashani,ndër tjerash tha se gjatë periudhës të gjashtë mujorit 2017, të hyrat komunale kanë qenë 361.411.57 mijë euro apo 2.08%më shumë se në vitin 2016.

 Të hyrat kryesore komunale janë të hyrat nga tatimi në pronë, nga të gjitha të hyrat tjera që ka një realizim prej 144.375.91 apo 25.75% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Diskutuesit kishin vërejtje me nivelin e realizimit të hyrave në disa drejtori komunale.

Sa i përket rekomandimeve të auditorit te jashtëm, për të cilat u debatua gjatë Hashani tha se jemi duke bërë përmbushjen e rekomandimeve të dhëna, ndërsa gjatë fjalës se tij, kryetari i komunës Begzad Sinani ndër të tjera theksoi se: “ gjatë qeverisjes në këtë mandat janë ulur shpenzimet si dhe janë realizuar shumica e projekteve të cilat kanë qenë synim i kësaj qeverisje, kurse disa nga projektet janë në implementim e sipër. Këtyre ditëve jam i preokupuar me realizimin e projektit të ujësjellësit në cilin përfshihen disa fshatra : Roganë, Muçivërc, Hodonoc, Novosellë si dhe me projektin e realizimit të urës në fshatin Topanicë”.


Për arritjen e këtyre sukseseve kryetari falënderoi edhe kuvendarët e kuvendit komunal të cilët kanë qenë konstruktiv dhe bashkëpunues gjë që ka ndikuar në qeverisjen transparente, të përgjegjshme dhe të suksesshme.

Kuvendarët e miratuan edhe planin komunal për personat me aftësi të kufizuara.


 
Top