Njëmbëdhjetë persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës, gjatë ditës së martë. Siç bëhet e ditur në komunikatën e Policisë të lëshuar për medie, arrestimi i tyre ësht1% bërë përshkak të kalimit te paautorizuar të kufirit.
Gjeni të plotë komunikatën
Policia e Kosovës arreston njëmbëdhjetë persona të dyshuar për kalim të paautorizuar të vijës kufitare
Prishtinë, 08 gusht 2017
Policia e Kosovës, në këtë rast zyrtarët kufitar me datën 08.08.2017 rreth orës 13:00, përmes rrugëve operativo-hetimore kanë siguruar informacione se në lagjen e quajtur Sekiraqa në fshatin Metergof të Podujevës, pritet të hyjnë në mënyrë të paligjshme disa shtetas serb dhe rus.
Policia Kufitare ka ndërmarr masat e nevojshme policore duke angazhuar ekipe patrulluese të kufirit, të cilat si rezultat i punës rreth orës 13:45 në lokacionin e cekur, saktësisht tek tabela paralajmëruese e KFOR-it e cila tregon afërsinë e kufirit, kanë ndaluar dy automjete të dyshuara me targa të Serbisë.
Gjatë kontrollit të dy automjeteve “Mercedes” kombi ngjyrë e bardhë, janë ndaluar gjithsejtë njëmbëdhjetë (11) persona të dyshuar, nën dyshimin e bazuar për kalim të paautorizuar të kufirit shtetëror.
Personat e ndaluar janë;
1.
M.
P.
1990
M
Serbë
2.
Z.
P.
1969
M
Serbë
3.
Y.
P.
2002
F
Rusë
4.
O.
K.
1977
F
Rusë
5.
E.
P.
1974
F
Rusë
6.
E.
P.
1975
F
Rusë
7.
A.
K.
1974
M
Rusë
8.
G.
P.
1966
M
Serbë
9.
M.
M.
1980
F
Serbë
10.
A.
P.
1975
M
Rusë
11.
V.
P.
1991
F
Serbë
Personat e dyshuar së bashku me automjetet janë dërguar në stacion të Policisë Kufitare, për intervistim dhe procedim të mëtejmë, sipas procedurave të parapara ligjore.
Lidhur me rastin janë njoftuar prokurori kujdestar i shtetit, oda e avokatëve të Kosovës dhe zyra ndërlidhëse ruse në Republikën e Kosovës.
Me respekt
Zyra për Informim e PK-së