Moti

Zyra komunale e informimit njofton se Kryetari i Komunës Begzad  Sinani së bashku me Drejtor të Drejtorive Komunale, zyrtarë komunal, në prani të qytetarëve, sportistëve, anëtarëve dhe përfaqësuesve të klubeve të sportit, sot e vendosëm gurë themelin e rregullimit të stadionit të qytetit në Kamenicë.

Fillimisht para të pranishmëve inxhinieri Uran Berisha prezantoi projektin për rregullimin e stadionit të qytetit, ndërsa në fjalën e tij kryetari i Komunës Begzad Sinani tha: Ne gjatë fushatës së kaluar zgjedhore sportistëve të shumtë të klubeve të sporteve ju patëm premtuar kushte dhe infrastrukturë me të mirë për të zhvilluar aktivitetet e tyre sportive dhe sot është një lajm i mirë për të gjithë, sepse po fillon ky projekt i shumëpritur për ta dhe besojmë që do të përfundojë brenda këtyre katër muajve.

Përfaqësuesit e klubeve të sporteve, sportist e qytetarë falënderuan kryetarin Sinani për fillimin e këtij projekti që do të u mundësojë kushte më të mira, e që besoj se edhe sukseset nuk do të mungojnë.

 
Top