Vizita e radhës e Amir Canajt, Kandidatit për Kryetar Komune nga AKR, ishte tek bizneset prodhuese të Komunës së Kamenicës. Në këtë vizitë, Amir Canaj u prit nga shumë drejtues të ndërtimtarive të ndryshme prodhuese, në fshatrat; Roganë, Hogosht e Hodonoc. Shkruan AKR Kamenicë.
Në këto takime u përfshinë mobileri dhe biznese të vogla, të cilat lëndë të parë punuese e kanë drurin, sic janë: “Besiani”, “Trung”, “Hakiu”, “Dili Commerc”, etj.
Gjatë këtyre takimeve ata diskutuan për përgjegjësitë komunale mbi këto biznese.
Ndër kërkesat e tyre kryesore ishin rregullimi i cështjes së infrastrukturës, ndihmesave prej komunës për ushtrim biznesi, shpërndarjen e donacioneve të ndryshme si dhe bashkëpunime memorandumi.
Këto të fundit konsiderohen si urë-lidhës në formë reciproke, duke zhvilluar prodhimtarinë tonë lokale dhe duke shtuar numrin e të punësuarve, e që rrjedhimisht ndikon në zhvillimin ekonomik.
Mishtorja “Ar-Lindi” dhe “Ardi”, ishin edhe dy bizneset tjera prodhuese të Komunës së Kamenicës të cilat u vizituan sot nga Amir Canaj. Përpos asfaltimit të rrugëve, kërkesë tjetër ishtë një therrtore e licencuar, të cilën nuk e posedon akoma qyteti i Kamenicës, mungesa e së cilës bën që të gjejnë zgjidhje në komunat e tjera të Kosovës. Nga ana tjetër, kërkesë e cila do të jepte kontribut në hapjen e vendeve të punës, është edhe ndihma komunale rreth projekteve të cilat mund të krijohen nga këto biznese në pronësi individuale.
Duke ju ofruar mbështetje të plotë, Amir Canaj theksoi se: “AKR në koordinim me të gjitha strukturat e saj qeverisëse, do ta ketë ndër prioritet kryesore zhvillimin ekonomik dhe cdo gjë tjetër që do të ndikonte në rritjen e saj, pasi që ngecja në këtë fushë është njëra ndër arsyet kryesore që qyteti i Kamenicës është në zbrazje e sipër.”
Shkruan AkR në Kamenicë