Moti

Kandidati për kryetar të Komunës së Kamenicës, nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Kujtim Gashi, ka zhvilluar takim koordinues me përfaqësues të nëndegës së PDK-së në Hogosht.

Gashi, theksoi përkushtimin e tij për qeverisje në shërbim të qytetarit, në pajtim me nevojat dhe kërkesat e tij, angazhimin e tij që të marrë nga komuniteti propozimet për hartimin e politikave zhvillimore si dhe transparencë.

“Qytetari i Komunës së Kamenicës do të jetë pjesë e drejtpërdrejtë gjatë hartimit të projekteve zhvillimore për komunitetin, duke kontribuuar me parashtresa, kërkesa dhe ide në takime si ky në funksion të përmirësimit të jetës së qytetarit, në kuadër të mundësive dhe kompetencave të komunës”, theksoi Kujtim Gashi dhe përshkroi procedurat për hartimin e planit qeverisës gjatë katër viteve të ardhme.

Kandidati për kryetar të Kamenicës, Kujtim Gashi vlerësoi lartë unitetin, mikpritjen dhe mbështetjen e banorëve dhe nëndegës së PDK-së në Hogosht, e cila siç theksoi ai, është gjithmonë frymëzuese për punë dhe përkushtim maksimal për të ardhmen e komunës së Kamenicës.

Ai po ashtu theksoi se qytetari është pjesë thelbësore e hartimit të politikave zhvillimore gjatë qeverisjes së tij në katër vitet e ardhme.

 
Top