Moti

Kujtim Gashi kandidat i PDK-së për kryetar komune ka intensifikuar takimet me qytetar duke përfshirë, student, mësues, pensionist, biznesmen e kategori të tjera me të cilët po e shpalos dhe po e diskuton programin e tij për të udhëhequr Kamenicën në të ardhmen.

Dy postimet e fundit të Kujtim Gashit

Sonte përsëri ishim në një pjesë tjetër të lagjes Malësia, aty u mirëpritëm nga banorët e kësaj lagjeje. Në fokus ishin te rinjtë e lagjes, së bashku diskutuam për problemet dhe idetë e tyre kreative. Ne kemi një plan të veçantë për rininë e Kamenicës, andaj me ndihmën e tyre ne do të ringjallim rininë e Kamenicës.

Roganës i nevojiten kushtet primare në Qendrën e Mjekësisë Familjare

Shërbimet shëndetësore janë shumë të rëndësishme për banorët e komunës së Kamenicës. Në vazhdën e takimeve, kisha rastin të vizitoj nga afër qendrën e mjekësisë familjare të Roganës, ku u mirëpritëm nga doktorët dhe infermierët medicinal.
Diskutuam për problemet që ka kjo qendër si mungesa e një ambulance, mungesa e medikamenteve dhe rregullimi i orarit të punës gjatë natës. Ne kemi plan konkret për shëndetësi, për përmirësimin e cilësisë së qendrave të mjekësisë familjare, për funksionalizim e tyre, sigurimin e mjeteve, sigurimin e barërave bazike, kujdesin dhe qasjen ndaj të gjithë atyre që kanë nevojë.
Andaj ne do të kemi shëndetësi primare dhe gjithëpërfshirëse për të gjithë banorët e Kamenicës ka shkruar Gashi./

 
Top