Moti

Në sallën e Shtëpisë së Kulturës “Isa Kastrati” në Kamenicë, u mbajt  diskutimi publik me qytetarë të disa lokaliteteve lidhur me Planin Zhvillimor Komunal (PZHK). Debati  ishte i organizuar nga: Drejtoria e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor.

Të pranishëm ishin një numër i vogël i qytetarëve,si dhe disa kryetarë të këshillave lokale.

Të pranishmëve i'u drejtua drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor z. Ilir Kastrati dhe konsulenti Valon Gërmizaj.

Ata folën për rëndësinë e këtij plani të ri për qytetarët dhe komunën, si dhe për investimet në komunën tonë.

Plani zhvillimor dhe planifikimi hapësinor, përfshinë edhe fshatrat prandaj me rëndësi është senzibilizimi i tyre edhe zhvillimi i aktiviteteve në fshatra.

Qytetarët  mund të  japin kontributin e tyre  duke i paraqitur  interesat e tyre  me kohë duke i dhënë  dhe sugjerimet e tyre në mënyrë që Plani Zhvillimor Komunal të jetë sa më  funksional.

Gërmizaj e quajti këtë plan edhe si “Kushtetutë e Komunës”, për 8 vitet e ardhshme.

Ky plan do të jetë në harmoni të plotë me kërkesat dhe detyrimet e Ligjit për Planifikim Hapësinor 2003/14, si dhe me Planin Hapësinor të Kosovës.

Plani Zhvillimor Komunal synon të krijojë bazat për një zhvillim të qëndrueshëm për territorin e Kamenicës.

Njofton zyra e Informimit të Komunës së  Kamenicës

 
Top