Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka marrë zyrtarisht drejtimin e Qeverisë e Qeverisë së Kosovës.
Pranim-dorëzimi i detyrës është bërë në një ceremoni solemne nga ish- kryeministri Isa Mustafa te kryeministri i ri i vendit Ramush Haradinaj.
Mustafa me këtë rast i ka dorëzuar një përmbledhje të punës të cilën kabineti i tij i ka përfunduar gjatë kohës sa ishte në këtë detyrë.
Haradinaj është zgjedhur kryeministër me 61 vota gati tre muaj pas zgjedhjeve të 11 qershorit.
Kjo qeveri numëron gjithsej 21 ministri/Indeksonline