Moti

Shkruan: Refik HASANI
Me datë 25 tetor Kuvendi i Kosovës  ka  mbajtur seancën plenare, në  shqyrtim të  projektligjit për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2017.Duke e përcjellur këtë krejtë jemi në pritje për miratimin e buxhetit të vitit 2018.

Të gjitha legjislaturat pas luftës së vitit 1999 e këndej deputetët që kan përfaqësuar në Legjislativ dhe Ekzekutiv  nuk kan arrit të mbrojn, të shtrojn dhe t’i kalojn projektet kapitale që nuk jan në interes vetëm të Anamoravës, por jan në interes edhe të trekëndëshit kufitar Gjilan-Kumanovë-Preshevë, projektet kapitale,si:

Autostrada Prishtinë-Gjilan-Konçul,
Rregullimi i Lumit Mirusha e ujrat e zeza,
Caktimi i një lokacioni për një Zonë Ekonomike,
Rruga Gjilan për Kumanovë,
Hapjen e vendkalimeve kufitare, etj   
Por, edhe investime në rrugën Gjilan-Preshevë e Gjilan-Kamenicë e Bujanoc ka mbet ajo që ishte para një gjysmë shekulli. 



Ne kemi shkruar vazhdimisht  se  interes strategjik,ekonomik dhe kombëtarë është që autostrada duhet të kaloj përmes Anamoravës për detin Adriatik shqiptarë pasi Kamenica, Medvegja, Bujanoci e Presheva,Kumanova e Likova lidhen përmes Gjilanit e Anamoravës.

Deputetët e kësaj legjislature nëse nuk jan unik dhe të jen një zë pavarësisht nga cili subjektë vijn  të bëhen bashkë duke kërkuar e këmbngulur që projektet të kalojn në buxhetin për vitin 2018, përfundismiht të parashef dhe të fillon të ndërtohet Autostrada dhe projektet tjera të interesit kapital.




Nëse miratohet edhe ky buxhet nga Parlamenti i Kosovës në vija buxhetore nuk ndahen mjete për fillimin e Autostradës:  A thua  çfarë përfaqësojn Deputetët e Anamoravës në Parlamentin e Kosovës!. Në zgjedhjet e 11 qershorit e vitit 2017 është legjislatura e gjashtë  sa projekte kapitale kan kaluar, vallë pse vetëm deputetët e këtij Rajoni nuk shtrojn e mbrojn çështje që kan pesh që lidhin tri Rajone të tri shteteve.     




Urojm që kësaj here deputetët nga Gjilani e Anamorava nëse nuk miratohen projekte në interes të këtij trekëndëshi kufitar që mundë të numron afërsisht gjysmë milioni banorë atëher të mos e votojn këtë buxhet qofshin ata  të opozitës apo të pozitës.      
25.10.2017
 
Top