Moti

Bazeli ka arritur ta mposhtë Chelsea-n përsëri, kësaj radhe para publikut të vet me rezultat minimal 1 - 0. Golin e realizoi Salah tre minuta para përfundimit të kohës së rregullt të këtij takimi. Chelsea mandje nuk pati asnjë goditje në portë gjatë tërë  ndeshjes.

Përkundër humbjes Chelsea kualifikohet tutje me vetëm 9 pikë pasi që në raundin e fundit Baseli që ka 8 pikë do të përballet me Schalken me 7 pikë e cila sot nuk arriti të nxjerrë më shumë se një barazim pa gola kundër Steaua në Bukuresht. Ndeshjet e fundit të këtij grupi do të zhvillohen pas dy jave ku edhe do të mësohet renditja përfundimtare dhe ekipi i dytë që do të kualifikohet më tutje në Champions League.
 
Top