Moti

Borussia Dortmund ka mposhtur Napolin me rezultat 3 me 1 në ndeshjen pothuajse vendimtare në grupin F.

Reus nga penalltia realizoj për 1 me 0. Blaszczykovski shënoi për 2 me 0. Insigne rikthej shpresën për Napolin me golin e realizuar në minutën e 71. Aubameyang shënoi për golin e qetësisë dhe vendimtarin në minutën e 78 të ndeshjes. Dortmund kështu i është rikthyer fitoreve pas tri humbjeve me radhë.

Arsenali në anën tjetër nuk ka lejuar befasi në ndeshjen me Marsejin duke e mposhtur me rezultat 2 - 0. Golat i shënoi Jack Wilshere. Minuta e parë dhe 61 ishin momentet kur Wilshere realizoj për fitoren e Arsenalit. Kualifikimi për më tutje është ende i hapur në këtë grup ku prin Arsenali me 12 pikë por që ndeshjen e fundit do të ketë përballje të vështirë kundër Napolit në Itali. Ndërsa Dortmund që me këtë fitore arrin në kuotën e 9 pikëve sa ka edhe Napoli do të ketë përballje më të lehtë kundër Marsejit që nuk ka arritur të fitojë asnjë pikë deri më tani.
 
Top