Barcelona ka pësuar humbjen e parë sivjet në të gjitha garat dhe këtë ia shkaktoi Ajax në Amsterdam Arena me rezltat 2 - 1. Ajaxi pati një pjesë të parë të shkëlqyeshme duke arritur të shënoj dy herë përmes Serero 19' dhe Hoesen 41'.
Në pjesën e dytë u akordua penalti në të mirë të Barcelonës pas një incidenti ku Velman ndëshkohet me karton të kuq. Xavi ishte i saktë nga pika e bardhë por kjo ishte e tëra që tregoi Barcelona e cila u duk si një skuadër mesatare në munges të lojtarit më të mirë në botë Lionel Messi.
Barcelona tani mbetet me 10 pikë në grupin H e ndjekur nga Milan me 8 pikë që sot mposhti Celtic-un në transfertë me rezultat 3 - 0. Ndërkaq Ajaxi ka me këtë fitore siguron Europa League madje me një befasi tjetër në ndeshjen e ardhshme kundër Milan-it në San Siro do të mund të kualifikohet në rrethin tjetër në Champions League.