Kryetari i Federatës së Futbollit të Kroacisë, Davor Suker ka thënë se Kroacia do të luaj ndeshje miqësore me përfaqësuesen e Kosovës.
Madje ish reprezentuesi i këtij vendi ka premtuar se miqësorja do të zhvillohet në Prishtinë.
“Kroacia do të luajë me Kosovën”, tha Suker për të përditshmen sportive boshnjake ‘Sport Avaz’.
Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) në fund të këtij muaji do të takohet në Zurich me drejtuesit e Federatës së Futbollit të Serbisë. Temë e diskutimit do të jetë çështja e futbollit kosovarë.
Ndërsa, me 5 dhjetor Komiteti Ekzekutiv i FIFA-së pritet t'i lejoj Kosovës që të zhvilloj ndeshje miqësore ndërkombëtare.
Dhe, premtimi i Davor Sukerit për të luajtur ndeshje miqësore me Kosovës ka gjasa të realizohet menjëherë në shkurt të vitit 2014, atëherë edhe kur janë datat e lira të FIFA-së për zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare me përfaqësuese.
