Para dy ditësh, në Toronto të Kanadasë, është zhvilluar ndeshja futbollistike ndërmjet Brazilit dhe Kilit ( 2:1).
Në ketë takim kanë qenë prezent edhe tre shqiptare nga Kosova, në mesin e tyre Laurat Bugacku , ish- gazetar sportiv në të përditshmen Express, njëherit edhe bashkëvendës i yni, ish futbollisti I KF Gjilanit, Labinot Xhemajli, si dhe tifozi i "Shqiponjave te Pejës", Dren Kasapolli.
Me ketë rast këta djem kanë shfrytëzuar rastin për ta shpalosur pankartën me mbishkrimin ne gjuhen angleze : " Please, accept Kosovo in Fifa", Ju lutemi pranojeni Kosovën në Fifa. Në stadiumin Rogers centre, ketë mbishkrim kanë mundur ta shohin me se 30 mije spektatore te pranishëm, disa prej te cilëve kane ngjallur edhe kureshtje për të ditur se për cfare nuk është e pranuar Kosova ne FIFA.
Njeri ndër protagonistet kryesore te këtij lobimi Laurat Bugacku, ka thëne se e kane ndjere përgjegjësi morale, qe në mënyre shume të thjeshtë të kontribuojnë sado pak dhe te tërheqin vëmendje tek bota e futbollit duke i bere me dije atyre, se kosovaret duan te luajnë futboll ne arenën ndërkombëtare dhe se duan te jene pjese e shtëpisë së madhe të Fifa-s. "
Në fund të këtij muaji do te jete një takim I rëndësishëm ndërmjet krerëve te Federatës se Futbollit të Kosovës dhe Federatës serbe te futbollit, ku do te mundohen te gjejnë modalitetet për lejimin e zhvillimit te ndeshjeve miqësore të përfaqësueses se Kosovës" ka potencuar Bugacku për Tv Kamenica”.
Ai shprehet se me datën 5 dhjetor do të jete një takim mjaftë domethënës ndërmjet zyrtareve te FFk-se dhe Fifa-s." Aty do te dihet se në cfare drejtimi do te shkoj futbolli kosovar në rrafshin ndërkombëtar, andaj në ndërmorëm një hap paraprak, për të shprehur vullnetin e shumicës shqiptare të Kosovës. Ky gjest I këtyre djelmoshave është mirëpritur nga shume qarqe sportive, mediave ,ashtu edhe nga organet FFK-se, të cilët kanë theksuar se nuk kane gisht ne ketë eveniment, mirëpo e konsiderojnë si veprim legal dhe vullnet individual te bashkatdhetarëve tanë nga diaspora me kërkesë për pranim në Fifa, gjë që i kontribon sportit dhe futbollit Kosovar në përgjithësi.
