Moti

Për pranimin e Kosovës ne FIFA duket se po lobojnë jo vetëm institucionet shtetrore dhe Federata e Futbollit e Kosovës (FFK), por këtë ‘detyrë’ e kanë marrë edhe bashkëvendësit tanë që jetojnë dhe veprojnë nëpër vende të ndryshme të botës.
Ata, me transparentët që po shpalosin nëpër stadiumet e futbollit po i bëjnë thirrje FIFA-së dhe UEFA-së që ta pranojnë Kosovën në gjirin e tyre.


Pas Turqisë, Gjermanisë, Zvicrës, Austrisë, Polonisë e disa vendeve tjera radhën e pati Kanada e largët.
Gjatë ndeshjes miqësore Brazil – Kili (2:1), e cila u zhvillua në Toronto, tre kosovarë kanë shpalosur transparentin me mbishkrimin ‘Please, Accept Kosovo in FIFA’ (Ju lutem pranojeni Kosovën në FIFA).

Njëri nga ata që ka përgatitur këtë mesazh për FIFA-në është edhe ish gazetar i Gazetës Express, Laurat Bugaçku, i cili tash jeton dhe vepron në Kanada.

“Kur e kemi kuptuar se ndeshja Brazil – Kili do të zhvillohet në Toronto, bashkë me Dren Kasapollin dhe Labinot Xhemjalin na ka lindur ideja që ta shkruajmë një mesazh për FIFA-në dhe ta shpalosim në stadium”, ka thënë Bugaçku.

“Në mundësitë tona kemi lobuar për pranimin e Kosovës në FIFA. E sidomos para mbledhjes së radhës që do të mbahet mes drejtuesve të futbollit kosovar dhe atyre serbë”, ka theksuar ai.

Kërkesa e drejtuesve të futbollit kosovarë, për zhvillimin e ndeshjeve miqësore me përfaqësuese, po vazhdon të zvarritet nga FIFA, tash e disa vjet.
Kjo ka ardhur edhe pas presionit që po bënë Serbia në institucionin më të lartë të futbollit në Botë.
Por, në fund të këtij muaj pritet të gjendet ndonjë zgjedhje në mesë krerëve të Federatës së Futbollit të Kosovës dhe atyre të Serbisë për futbollin e vendit tonë.

 Kurse, FIFA pritet ta thotë fjalën e fundit në fillim të dhjetorit, kur do të mbahet edhe mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv. 



 
Top