Moti

Skandalet e sivjeme në FIFA po shtohen. Prapa shyerjes së datës për votim në Topin e Artë, qëndron një arsye e fortë e cila e dëmton Lionel Messin. Dy gazetarë sportiv spanjollë, Alvaro Nola dhe Roque Penna kanë arritur të mësojnë arsyen se pse FIFA vendosi mbrëmë që të shtyej datën e votimit për Topin e Artë nga 15 nëntor sa ishte, tani me 29 nëntor.

Sep Blatter mbrëmë e ka kuptuar se Lionel Messi ka më së shumti vota të grumbulluara nga votimet e kapitenëve dhe trajnerëve. Messi ishte i pari me 41% të votave të marra, para Riberyt me 27% dhe Ronaldos me 24%. Zlatan Ibrahimovic ishte futbollisti i katërt më i votuar.

I frustruar me këtë vendim, një zyrtar suedez i FIFA-s i ka angazhuar dy gazetarët spanjoll që të sigurojnë këto të dhëna, pas vendimit të shtyerjes së votimit.
Të gjitha votat ishin mbledhur në mbrëmjen e 15 nëntorit, ndërsa FIFA nuk ka qenë e kënaqur ne epërsinë e Messit duke aluduar në humbjen e kredibilitetit të saj. FIFA thuhet se do të shtrijë ndikimin e saj tek trajnerët dhe kapitenët e disa shteteve më të vogla për të ndikuar në sigurimin e votave për Cristiano Ronaldon.

Blatter pritet të ndikoj në votim edhe te trajneri dhe kapiteni i përfaqësueses së Zvicrës. Gazetari Sanz ka thënë se deklaratat e Blatter ndaj Cristiano Ronaldos kanë qenë për të tërhekur vëmendjen e opinionit sportiv, ndërsa nga prapaskena Blatter ka qenë për Ronaldon që të fitoj sivjet këtë çmim.
Nëse Messi do të fitonte këtë çmim, zyrtarët e lartë të skuadrave evropiane do të kërkonin një samit urgjent në FIFA dhe se Blatter mund të rrezikonte shkarkimin e tij.

Megjithatë nëse këto skandale marin hov më të madh dhe dalin detaje të sakta, shkarkimi i Blatter pritet të ndodhë në fillimin e vitit 2014./Indeksonline/
 
Top