Noizy padyshim se është një prej artistëve më të kërkuar në të gjitha trevat shqiptare. Rigels Rajku, i njohur nga të gjithë si Noizy, është artisti me axhendën më të ngjeshur të koncerteve në të gjithë rajonin e këtë mund edhe ta kuptosh përmes faqes së tij zyrtare në Facebook. Është e pamundur që të ketë pushim, qoftë edhe për një javë.
Noizy aktualisht ka të mbyllura datat e koncerteve deri në fund të vitit dhe duhet thënë që çmimet e tij për koncerte janë bukur të larta. Vetëm në 31 dhjetor dhe 1 janar, fitimet e tij nga koncertet do të kapin shifrën 20 mijë euro.
“Por Noizy e justifikon pagesën”, shprehet menaxheri i një prej diskotekave më të njohura në diasporë. Dhe në fakt, po! Noizy është një ndër njerëzit më popullorë të estradës shqiptare. Edhe sikur ai të publikojë 5 këngë në javë, klikimet sërish do të kapin majat.
Në një bisedë të shkurtër për “Bluetooth”, pas përllogaritjeve që ne bëmë, Noizy konfirmon që fitimet e tij nga muzika për vitin 2013, kapin shifrën e gjysmë milioni euro, pra plot 500 mijë.
Faktin që ai fiton mirë nga muzika, e dëshmon edhe jeta e luksit që bën apo blerjet e çmendura, siç ishte për shembull së fundmi makina “AMG Cls 6.3?, e cila kushton 102 mijë euro.