Moti

Në një takim që kanë pasur krerët e PDK-së, AAK-së dhe AKR-së në fshatin Hodonovc të Kamenicës i është dhënë mbështetje e madhe Begzad Sinanit kandidatit për kryetar komune nga radhët e PDK-së.

Lulzim Leci nga AAK-së ka thënë se ky subjekt politik me të gjitha strukturat e tri subjekteve të fshatit Hodonoc do e mbështes Begzad Sinanin.

”Ne AAK- ja me të gjitha strukturat tona do ta mbështesim fuqishëm Begzad Sinanin dhe do ta bëjmë kryetar pas 1 dhjetorit. Ne kemi vendosur ta mbështesim këtë koalicion për arsye se me programin e Begzad Sinanit ne do të realizojmë më lehtë programin tonë, ne kemi pas oferta edhe nga subjekti tjetër edhe për më shumë pozita, por duke e njohur personalitetin e Sinanit do të kemi bashkëpunim më të mirë”.

Kurse Fatmir Matoshi nga AKR ka thënë se ne besojmë fuqishëm në Begzad Sinanin dhe ju ftojë të gjithëve ta mbështesim pa dallim partiak.

Kurse Begzad Sinani ka thënë se unë kam fituar dy sfida deri tani , njërën kandidimin tim dhe e dyta fitoren time në procesin e montuar gjyqësor nga kundërkandidati im që vazhdimisht ka shpif dhe nuk është marrë me kërkesa dhe projekte për qytetarët e Komunës sonë. “Ne jemi hyrë në një projekt të përbashkët tri subjektet për zhvillimin dhe ndryshimin e Komunës sonë sepse asnjë kandidat i vetëm nuk mund të zgjidhë problemet e grumbulluara qe shumë vite, prandaj ne kemi bashkuar kuadrot profesionale, politike dhe morale, dhe është një e arritur e imja personale që kemi arritur këtë koalicion për një të ardhme më të mirë” ka thënë Sinani.

Sinani ka shtuar se do të krijojmë kushte më të mira për jetë për qytetarët e Komunës .”Si kryetar komune do të jem i palodhshëm për realizimin e projekteve dhe do të bashkëpunoj me Qeverinë e Republikës së Kosovës, Donatorë dhe Investitorë për projekte Kapitale. Ne do të marrim nga programi i AKR-së pjesë për zhvillimin ekonomik të Komunës, nga AAK-ja për Industrinë e Drurit, Zhvillimin e Bujqësisë, Administratë Efikase sepse objektivi i përbashkët i yni është Zhvillimi i Komunës sonë” ka shtuar Sinani.

Sipas Sinanit , Kuvendi do ta ketë rolin e tij dhe do të respektohet mendimi dhe propozimi i çdo delegati. “Do të mbështesim pa rezervë çdo ide dhe projekt që prezantohet” (rajonipress)
 
Top