Shtetet e Bashkuara të Amerikës po shënojnë 50 vjetorin e vrasjes së ish presidentit John F. Kennedy, në Dallas të Teksasit.
Një varg ngjarjesh zyrtare për nder të Kenedit, organizohen në qytetin e Dallasit dhe në mbarë vendin. Kennedy vlerësohet si njëri ndër presidentët më të nderuar të Amerikës, edhe pse ka shërbyer më pak se tri vjet në këtë post.
Qyteti i Dallasit organizon një varg ngjarjesh zyrtare për të shënuar 50 vjetorin e vrasjes së ish-presidentit Kennedy. John F. Kennedy shpesh renditet ndër presidentët më të nderuar të Amerikës edhe pse ka shpërbyer më pak se tri vjet në postin e presidentit.
Ai përkujtohet për energjinë e tij rinore, udhëheqjen e tij përgjatë krizës së raketave kubaneze, dhe për sfidën me të cilën është përballur vendi në dërgimin e njeriut në hënë.
Por ai mbahet mend edhe për urdhërimin e një prej epizodeve më shkatërrimtare të Luftës së Ftohtë, pushtimin e dështuar të Gjirit të Derrave të Kubës komuniste nga një forcë paramilitare e trajnuar nga CIA e robërve kubanezë.
Kenedi, një demokrat, ishte pjesë e njërës prej dinastive më të shquara politike amerikane të shekullit të 20. Babai i tij Joseph, ishte një biznesmen i pasur i cili kishte shërbyer në pozita të rëndësishme në qeverinë e presidentit Franklin Roosevelt, përfshirë edhe atë të ambasadorit në Britani.
Dy nga vëllezërit e tij më vonë kanë shërbyer si senatorë amerikanë dhe kanë kandiduar për presidentë të vendit. Njëri prej tyre, Roberti, është vetëvrarë në vitin 1968. Ndërsa, Eduard Kennedy, i cili vdiq në 2009-ën, konsiderohej kampion i disa kauzave të rëndësishme si çështjes së kujdesit shëndetësor universal. Vajza e John Kennedy, Caroline tani është ambasadore amerikane në Japoni.
Midis ngjarjeve të sotme zyrtare që organizohen në qytetin e Dallasit janë, performanca e Orkestrës së Simfonisë së Dallasit, fjalimi i bashkiakut Michael Roullings dhe rënia e ziles në minutën e vdekjes së Kennedy.
Këto dhe ngjarjet e tjera i japin fund javës së nderimeve për udhëheqësin e vrarë amerikan.
Të mërkurën, presidenti Obama vendosi një kurorë te varri i Kennedy në varrezat ushtarake kombëtare në Erllington të Virgjinias. Obama shoqërohej nga ish presidenti Bill Clinton, i cili si i ri ishte takuar me Kennedin.
Më 22 nëntor të vitit 1963, Kennedy dhe gruaja e tij Jackie udhëtuan në Dallas për një fushatë të parakohëshme, para zgjedhjeve që do të mbaheshin në vitin tjetër. Turma të mëdha të mbështetësve të tij ishin rreshtuar përgjatë rrugëve për të parë çiftin. Derisa autokolona presidenciale hyri në Sheshin Dillej në orën 12 e 30 sipas kohës lokale, u hap zjarr në drejtim të saj, dhe plumbat goditën presidentin në kokë dhe në qafë. Gjysmë ore më vonë, Kennedy u shpall i vdekur në një spital lokal.
Edhe pse vrasja e Kennedit ofroi hapësirë të pafund për teori konspirative, hetimet zyrtare kanë përcaktuar Osvaldin si përgjegjësin e vetëm për vrasjen. Ngajrjet e atij nëntori e zhytën në zi kombëtar gjithë vendin, dhe shumë amerikanë ende e kujtojnë momentin e dëgjimit të lajmit për vdekjen e presidenti të tyre./Rtv21/