Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, ka deklaruar se nga dialogu me Prishtinën që pritet të vazhdojë gjatë kësaj jave, varet edhe anëtarësimi i Serbisë në Bashkim Europian.
Dacic bëri të ditur sot se ka shtete brenda BE’së që po e kushtëzojnë fillimin e negociatave të Serbisë për anëtarësim
“Ne do të diskutojmë këtë javë me Prishtinën dhe nga varet se a do të mbahet konferenca ndërqeveritare në dhjetor, janar, ose nuk do të mbahet fare, pasi që ka vende të cilat mendojnë se ajo duhet të shtyhet”.
Dacic tha se Serbia asnjëherë në historinë e saj, nuk ka qenë më afër BE’së së sa që është sot, por sipas ti, “BE sa është afër, po aq është edhe larg”.
në BE, me avancimin e dialogut me Kosovën, transmeton b92.