Moti

 E plutësuar - Kryesia e Degës së Pestë të LDK-së në Prishtinë mohon se ndokush nga kjo degë ka kërkuar zgjedhje të jashtëzakonshme n parti, duke e cilësuar trillim informatën e plasuar në media.

Pas lansimit të lajmit nga agjencioni Kosova Info me titull “Degët e Prishtinës kërkojnë zgjedhje të jashtëzakonshme në LDK” e posaçërisht asaj që është thënë se Kryetari Isa Mustafa mori “dush të ftohtë nga dega e pestë e LDK-së”, njoftojmë opinionin e gjerë se ky lajm është trillim individual dhe s’ka të bëjë fare me qëndrimin e Degës së Pestë në këtë mbledhje të mbajtur.
E vërteta është se Kryesia e Degës së Pestë ka dhënë përkrahje të plotë programit të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Akademik Isa Mustafës si lider i partisë, thuhet në reagimin e kësaj degë të LDK-së.
Kryesia e Degës së Pestë nuk ka kërkuar zgjedhje të jashtëzakonshme në LDK, përkundrazi ajo do të vazhdoj me aktivitetin e saj intensiv nëpër nëndegët e saja me qëllim të rritjes së elektoratit dhe shtrirjes së ndikimit të saj edhe ashtu të fuqishëm në territorin e kësaj dege për të qenë sa më të konsoliduar në zgjedhjet nacionale.
Për të demantuar këto deklarata të rrejshme, argumenti kryesor qëndron se në Degën V të LDK-së, kryetari Isa Mustafa ka fituar 65 për qind të votave.
Kryesia e Degës së Pestë e LDK-së në Prishtinë, unanimisht distancohet nga çfarëdo deklarimi të çfarëdo personi të paautorizuar që thirret në emër të kësaj dege, si dhe ndaj çfarëdo qëndrimi kundër Kryetarit Isa Mustafa, thuhet në reagim.


--------------------------------------------------------------------------------------------------------
Në LDK janë shtuar zërat për mbajtje të zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Duket se kundërshtarët e Isa Mustafës po përpiqen ta shfrytëzojnë humbjen e tij në Prishtinë në mënyrë që ta rrëzojnë atë nga posti i Kryetarit në një Kuvend të mundshëm Zgjedhor.

Lidhja Demokratike mund të krenohet me rezultatin e zgjedhjeve të fundit, pasi që ka arritur të marrë tri qytete të mëdha, siç është Peja, Gjilani e Ferizaj, por kjo duket se mjafton që Isa Mustafa t'ia hedh lehtë.

Në disa degë të fuqishme po kërkohet që partia të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme, si pasojë e humbjes së Prishtinës, transmeton Express.

Isa Mustafa sot ka takuar kryesitë e degës së pestë dhe asaj të katërt, dhe në këto takime Naser Ramadani (Dega e Pestë - Hajvali) kërkoi që zgjedhjet të mbahen në janar.

"Duhet të organizohemi për zgjedhjet nacionale", iu ka thënë Mustafa strukturave partiake, si përgjigje për kërkesën që të mbahen zgjedhje të brendshme.

Kundërshtarët e Isa Mustafes duket se po përpiqen ta shfrytëzojnë humbjen në Prishtinë për ta përmbysur atë.

Siç dihet, "Kryetar rezervë" i LDK-së vazhdon të jetë Fatmir Sejdiu, të cilit kurrë s'i ka dalë inati i humbjes përballë Isa Mustafës në Kuvendin e Shtatë Zgjedhor të LDK-së./Tribuna
 
Top