Ajo tha se në komunën e Kamenicës ka pas pjesëmarrje më të madhe në kurs, për çka jemi falënderues që ishin aktiv në mbajtjen e kursit.
Ndërkaq, mësuesi i gjuhës serbe Davor Petkovic, ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit e këtij kursi.
Sami Morina, zyrtar për zbatimin e dy gjuhësisë, në komunën e Kamenicës, tha se me mbajtjen e kursit, zyrtarët komunalë sadopak kanë pasur mundësi që të mësojnë gjuhët zyrtare.
Kurse, Safete Grajqevci, përfaqësuese në zyrën e kryeministrit në fillim të këtij projekti kishte thënë se zbatimi i gjuhëve zyrtare do të jetë prioritet në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës.
"Ne do t’i kontrollojmë edhe ueb faqet e komunave, dhe do t’i vlerësojmë se komunat a e kanë përbush obligimin ligjor në zbatimin e barazisë së gjuhëve , ku qytetarët janë të informuar në gjuhët e tyre".
Ky projekt është financuar nga Komisionari i Lartë për Pakica Kombëtare i OSBE-së (KLPK), dhe Zyra e Komisionerit për Gjuhët/ Zyra e Kryeministrit “Përvetësimi i gjuhës zyrtare në Kosovë”.
Kursi për fazën e parë ka filluar në shtator dhe ishte mbajtur dy herë në javë me një kohëzgjatje prej 90 minutave.