Moti

Prishtina zyrtare ka shprehur qëndrim të prerë që t’ia marr mandatin secilit pushtetar të zgjedhur në zgjedhjet fundit lokale, që refuzon të bëjë betimin.

Kjo sidomos vlen për kryetarët e rinj të komunave nga lëvizja GIS, disa prej të cilëve edhe publikisht janë deklaruar që janë kundër shtetit të Kosovës.

Nëse ata refuzojnë të japin betimin, mandati i tyre do të merret.

“Un nuk besoj që ata do të refuzojnë. Përmbajtja e betimit është shumë e përgjithshëm. Sa kemi kontakte deri më tani, ata që kanë fituar, asnjëri nuk ka thënë që nuk do ta bëjnë, por vetëm po thonë kurë e bëjnë”, ka thënë Besnik Osmani, sekretar permanent në ministrinë e Pushtetit Lokal.

“Në rast se ndryshon mendje dikush dhe nuk e bën, atëherë ligji parasheh që ai e humb mandatin”, thotë Osmani,(koha ditore)
 
Top