Moti

Bayern Munich para shikuesve të vetë në stadiumin ‘Alianz Arena’ kanë triumfuar ndaj Hamburger me rezultat prej 3:1.

Goline parë Bayernin e shënoi sulmuesi kroat, Mario Manxhukiq, tre minuta para përfundimit të pjesës së parë. Epërsinë në dy golave e ngriti mesfushori gjerman, Mario Gotze, në minutën e 52-të të ndeshjes.


Golin e vetëm për mysafirët e realizoi Lasogga, tre minuta para përfundimit të ndeshjes. Golin e tretë dhe të fundit në ndeshje për Bayernin e shënoi futbollisti me orgjinë nga Kosova , Xherdan Shaqirit.

Pas kësaj fitoreje, Bayern mbetet pozitën e parë të renditjes tabelore të ligës elitare gjermane me 44 pikë, ndërsa Hamburger zë vendin e 13-të me 16 pikë të tubuara.

Rivali i Bayernit, Borussia Dortmund ka barazuar si mysafirë i Hoffenheim me rezultat prej 2:2.
 
Top