Milano mendohej se do të ketë punë të lehtë me Ajaxin, por nuk doli ashtu. Gjithçka ishte e barazpeshuar deri në minutën e 22 kur Montolivo pas një ndërhyrje të ashpër në Poulsen përjashtohet nga loja.Trajneri i Milanos Allegri reagoi menjëherë duke larguar nga loja El Shaarawin dhe duke përforcuar mesëfushën me Polin.
Por në vazhdim Ajaxi morri lojën në dorë duke kontrolluar topin dhe duke ndërtuar aksione të njëpasnjëshme mirëpo nuk arritën ta gjejnë portën. Pjesa e dytë ishte edhe më dominante për musafirët nga Amsterdami por Milani u mbajt deri në fund dhe arriti që me një barazim pa gola të kualifikohet tutje në Ligën e Kampionëve si ekipi i vetëm italian.