Moti

(E plotësuar) Avokati i Sami Lushtakut, Arianit Koci, ka konfirmuar për Kosovapress se Gjykata ka refuzuar kërkesën e tij për lirimin e Lushtakut, për ta bërë betimin para Asamblesë komunale në Skenderaj, pasi fitoi në garën për kryetar të Komunës në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit.

Lushtaku fitoi në raundin e parë të zgjedhjeve lokale me 3 nëntor, dhe mori 88 për qind të votave, për ta udhëhequr komunën e Skenderajt për të tretin mandat radhazi.

Por, sipas ligjit, ai duhet ta bëjë betimin para se ta marr drejtimin e komunës.

Gjasat janë që Skenderaj të shkojë në zgjedhje të parakohshme.
-------------------------------------------------------------------------

Gjykata Themelore e Mitrovicës nuk e ka marr vendimin sot, lidhur me lirimin ose jo të Sami Lushtakut për ta bërë betimin para asamblesë komunale në Skenderaj, pasi fitoj në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit.

Në seancën fillestare për të akuzuarit e “Grupit të Drenicës”, Arianit Koci, avokat i Sami Lushtakut, kërkoi nga kryetari i trupit gjykues Dariusc Sielicki që ta liroj klientin e tij vetëm për disa orë në mënyrë që ta bëjë betimin.

Por, edhe pse Sielicki tha se këtë vendim do ta merrte ditën e hënën, ai këtë sot nuk e bëri. E, avokati Koci tha për Kosovapress, se sigurisht Gjykata Themelore e Mitrovicës, e ka lënë që të martën në mëngjes t’ia sjellin vendimin lidhur me kërkesën e tij.

Lushtaku fitoi në raundin e parë të zgjedhjeve lokale me 3 nëntor, dhe mori 88 për qind të votave, për ta udhëhequr komunën e Skenderajt për të tretin mandat radhazi. Por, sipas ligjit, ai duhet ta bëjë betimin para se ta marr drejtimin e komunës./KP
 
Top