Merkatoja e janarit tashmë ka hapur dyert. Duke parë gjendjen e skuadrave dhe të disa lojtarëve më shumë mundësi deri më datën 31 janar mund të kemi edhe disa lëvizje të zgjuara. Po cilat janë disa nga emrat?
Emri i parë është i Eric Lamela që ndiqet me shumë interes nga shumë klube. Ish-lojtari i Romës ende nuk është rikthyer në formën e tij më të mirë që nga transferimi në Angli. Rikthimi te goli i Adebayor mund të jetë një arsye më shumë për tu larguar.
Juan Mata është një ndër emrat që po bënë më shumë bujë në këtë merkato. Gjesti në sfidën e fundit nga Mourinho mund të mos ti ketë pëlqyer shumë. Napoli dhe Inter janë nën gjurmën e tij, me të parët në avantazh më të gatshëm për të shpenzuar.
Casillas është një ndër emrat më të përfolur duke parë që për shumicën e sezonit gjendet në stol . Ancelotti e ka konfirmuar edhe njëherë dje se ai do të luaj vetëm në Kupën e mbretit dhe në Champions. Gjithesesi duket një ëndërr e vështirë për Milanin e Berlusconit apo edhe Cityn që portieri i kombëtares spanjolle të largohet.
Luis Nani është në kërkim të identitetit pasi duket se në këtë sezon e ka humbur me teknikun David Moyes. Portugezi po kalon një sezon për tu harruar. Skuadra që kërkon me më shumë ngulm shërbimet e tij është Juventus dhe Conte që e shohin si lojtarin ideal për formacionin 4-3-3 por problem mbetet cmimi I tij për t transferuar.
Juio Cezar është një tjetër futbollist në merkato. Aventura e tij të QPR ka mbaruar sipasojë e mos përballimit të shpenzimeve dhe tani portiere Brazilian po kërkon një skuadër , ku Fiorentina duket më favorite. Kjo do të ishte një mundësi e mirë edhe për ët shpresuar për një ftes për në Brazil 2014.
Javier Pastore është një ndër futbollistët që ka një ulje drastike të formës në muajt e fundit. Skuadra më e interesuar për shërbimet e tij ëshë Roma e Valter Sabatinit.
Sulmuesi i Nantes, Djordjevic është zbulimi në këtë sezon në Ligën e parë. 26 vjecari ka ndihmuar skuadrën e tij duke shënuar 6 gola. Lacio është skuadra më e interesuan por vështirë se mund të siguroj shërbimet e tij që në muajin janar.
Menez është një ndër futbllistët më të mirë në treg me kosto zero.. Klasi I tij është I padiskutueshëm, ndërsa nga Italia për të Juve dhe Roma janë në polë positions. Bardhezinjtë sipas mediave italiane duket se kanë arritur një marrëveshje me të.
Vidic dhe Mascherano janë dy lojtarët e tjetër që mund të transferohen në një tjetër klub gjatë merkatos së janarit. Skuadra më e interesuar për Vidic është Fiorentina ndërsa sa i përket Mascheranos, Rafa Benitez e kërkon sërish për tu ribashkuar me të, por këtë herë te Napoli.
