Ditë më parë edhe z.Satmifer Kryeziu, asambleist aktual i kësaj legjislature, dhe ish-nenkryetar i Degës së AAK-së në Kamenicë i u bashkua AKR-së
në vazhdim mund ta lexoni komunikatën e plotë për Media
Komunikatë për Media
Dega e PDK-së Kamenicë
Nga sot, Dega e PDK-së në Kamenicë edhe zyrtarisht mirëpret kalimin e z. Bastri Myrtaj dhe znj. Hazbije Myrtaj - Kallaba e cila është edhe delegate e Kuvendit Komunal në Kamenicë nga subjekti i AAK-së.
Ky kalim është vullnetar dhe vjen si pasojë e pakënaqësisë dhe premtimeve të pa përmbushura nga subjekti i AAK-së gjatë Zgjedhjeve Lokale 2013.
Ne si subjekt jemi të hapur për bashkëpunim me të gjithë ata që kanë ide dhe vizion të përafërt me programin e PDK-së.
(Ky kalim u mirëprit në Degën e PDK-së nga Nënkryetari z.Visar Dërmaku dhe Sekretari Organizativ z.Faton Biqkaj).