Thaçi, poashtu ka kujtuar edhe vdjekjen e veprimtarëve Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës.
Më poshtë mund të lëxoni postimin origjinal të kryeministrit :
"Pesë shekuj e 46 vjet më parë pushoi së rrahuri zemra e gjeneralit të përmasave evropiane, themeluesit të shtetit mesjetar të Arbërit, Gjergj Kastriotit, i mbiquajtur atlet dhe kapiten i krishterimit, historia njëzet e pesëvjeçare e rezistencës të të cilit u shndërrua në themel të ndërgjegjes sonë kombëtare.Tridhjetë e dy vjet më parë, në tokën gjermane, nga dora e UDB-ës jugosllave u derdh gjaku i tre atdhetarëve shqiptarë: i Jusuf Gërvallës, Kadri Zekës dhe Bardhosh Gërvallës, gjaku i tre heronjve që u bë Flakë e Janarit të Lirisë së Kosovës, frymëzim, vendosmëri dhe vizion i brezave që e bënë realitet çlirimin e Kosovës”, shkroi Thaçi në Facebook, duke e përfunduar me fjalinë: “Lavdi e përjetshme emrit, jetës dhe veprave të tyre”! "