Moti

Gjiganti automobilistik Ford ka paraqitur një koncept të automibilit Ford C-Max i cili është një hibrid që përveç motorit me lëndë djegëse ka të instaluar edhe sistemin me energji diellore përmes pllakës përcjellëse fotovoltaike në tavan e cila është lëvizëse dhe automatikisht e përcjellë pozicionin e diellit në mënyrë që të arrijë efiçiencë sa më të mirë për të konsumuar sa më tepër energji.

Mike Tinskey, drejtor për elektrifikim global të automjeteve dhe infrastrukturë në Ford, tha për New York Times se kjo veturë vetëmbushet me energji, edhe atëherë kur ju nuk jeni të pranishëm. Sipas tij në gjashtë orë, panelet diellore marrin tetë kilovat-orë, të mjaftueshme për të shkuar rreth 21 milje (34 km).

"Një makinë është parkuar në përgjithësi 95 përqind të kohës," tha z Tinskey. "Duke ditur këtë lloj të statistikës, është shumë e mundshme që ky panel diellor do të jetë i ekspozuar ndaj diellit.

Kjo veturë do të prezantohet në panairin CES 2014 që zhvillohet  në nga 7 deri 10 janar në Las Vegas, Nevada.

Në videon e mëposhtme ju mund të shihni se si vetura FordC-Max e parkuar, ndërron pozicionin në mënyrë automatike për të kapur rrezet e diellit dhe kështu të mbush baterinë e cila më pas përdoret për të futur makinën në lëvizje pa pasur nevojë për lëndë djegëse.

 
Top