Moti

Me rastin e tetë vjetorit të vdekjes së presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova, shumë figura e personalitete kanë bërë homazhe pranë varrit të tij.

Të parët që nisën, ishin kryesia dhe disa prej veprimtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, në krye me kryetarin e saj, Isa Mustafa.

Me këtë rast, kreu i LDK-së tha se, kontributi i presidentit Rugova, do të vlerësohet çdo herë.
"Ne vlerësojmë lartë figurën historike të Dr.Ibrahim Rugovës, kontributin e tij që dha në kohët më të vështira si themelues i LDK-së dhe si ideatori i shtetit të Kosovës.
Do të punojmë vazhdimisht që projektin e tij, si një shtet i pavarur , për liri, demokraci dhe pavarësi t'a ndërtojmë edhe më tutje në mënyrë që ky shtet të jetë një shtet që punon për qytetarët e Kosovës, dhe demokracia e cila do të kultivohet në Kosovë te jetë shembull i një demokracie evropiane", u shpreh Mustafa.

Gjithashtu homazhe pranë varrit të presidentit kanë bërë edhe kabineti Qeveritar.

Kryeministri Thaçi tha se, kemi ardhur sot për të bërë homazhe dhe për ta vlerësuar kontributin e tij në shkencë, por edhe kontributin e tij në politikën shtetndërtuse të Kosovës”.

E, zëvendëskryeminsitri Behxhet Pacolli u shpreh se, jemi dëshimtare që çdo ditë po jetësohet ideja e presidentit Rugova.
 
Top