Kryetari i komunës së Kamenicës, Begzad Sinani, të martën ka mirëpritur përfaqësuesit e kompanisë “ Eco-Higjiena” nga Gjilani me menaxherin Gerhard Dumer. Menaxheri i kompanisë “ Eco- Higjiena”, falënderoi kryetarin për mikpritjen dhe i uroi suksese gjatë mandatit të kryetarit të komunës së Kamenicës.
Ai, tha se qëllimi i takimit është që si kompani t’i njoftojnë për gjendjen dhe bashkëpunimin .
“ Komuna e Kamenicës është aksionare e kompanisë tonë me 13 %, por komuna e Kamenicës, ka bërë kërkesë që të jetë e pavarur, ne si kompani e kemi ofruar listën e klientelës, borxhet e vjetra të gjitha asetet e kompanisë dhe të gjitha informatat që ju nevojiten si komunë” ka thënë Dumer.
Ai gjithashtu theksoi se janë të interesuar të bashkëpunojnë në çfarëdo mënyre që Komuna e Kamenicës e sheh të arsyeshme.
Kryetari i komunës së Kamenicës, Begzad Sinani, tha se është i informuar për një pjesë të rrjedhave dhe se ishte i interesuar për qartësimin dhe zgjidhjen e këtij problemi .
“ Komuna e ka të drejtën e menaxhimit të mbeturinave, si kryetar nuk më interesojnë ngjyrimet politike, ne duhet të bashkëpunojmë me të gjithë me qëllim që qytetarët ku jetojnë të kenë shërbime më të mira dhe mirëmbajtje më të mirë për hapësira gjelbëruese “ ka thënë Sinani.
Ne do ta formojmë një komision, ku me këtë rast drejtoria për Zhvillim Ekonomik dhe drejtoria për Shërbime Publike, do ta zgjedh përfundimisht këtë problem.