Moti

Prej kohësh kanë qarkulluar fjalë rreth lançimit të ardhshëm madhor të sistemit Windows të cilësuar me emrin e koduar “Threshold”, por së fundmi, Paul Thurott (editor lajmesh teknologjie) ka zbuluar disa detaje të mëtejshme mbi versionin e ardhshëm të Windows.

Është raportuar se Threshold do të aplikojë disa ndryshime të rëndësishme ndaj Windows 8 ku përfshihen rikthimi i menusë Start dhe fillimi i platformës së konvergjuar që do të lidhë më tepër Windows Phone dhe Windows RT.

Kompania po punon gjithashtu për ofrimin e një dyqani aplikacioneh të vetëm për Xbox, Windows Phone dhe Windows. Sipas Thurot, ka të ngjarë që “Threshold” të cilësohet si Windows 9 për të distancuar kompaninë nga kritikat e Windows 8.

Është e vërtetë që ky version sistemi e ka pasur të vështirë të adoptohet shpejt. Pavarësisht përditësimeve madhore që kompania aplikoi në Windows 8.1, kompania nuk ka numëruar më tepër se 25 milion instalime të këtij versioni të përditësuar.

Windows 8 ka rreth 1 vit që është i disponueshëm në treg megjithatë nuk ka mundur të përjetojë shkallën e lartë të adoptimit të Windows 7. Burimet e Thurot besojnë se Windows 9 do të ofrohet në muajin prill të vitit 2015 dhe do të sjellë për përdoruesit disa ndryshime të rëndësishme që përmirësojnë zhvillimin e ndërfaqes moderne dhe ndajnë potencialisht Windows në versionin për konsumatorët dhe ndërmarrjet.
 
Top