Moti


Nënkryetari i Kamenicës Fatmir Matoshi, që vjen nga AKR-ja e Behgjet Pacollit, thotë për rajonipress se ka kërkuar nga Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga që të vendos fotografinë e ish Presidentit të Kosovës Bahgjet Pacolli në radhën e fotografive të presidentëve të vendit në sallën e takimeve të presidencës, për më tepër ai ka thënë se shkelja e kodit dhe protokollit nga Presidentja mund të ketë për pasojë edhe largimin e fotografisë së Atifete Jahjagës nga zyra e tij.

”E nderuara, zonja Presidente Jahjaga, dje nga disa publikime në media u vërejt se keni larguar fotografinë e ish Presidentit të Kosovës zotit Behgjet Pacolli nga ambientet e Presidencës së Kosovës.

 Besoj se jeni e informuar se kjo është në kundërshtim me ligjin dhe protokollin shtetëror, andaj kërkoj prej Jush ta korrigjoni këtë lëshim të bërë” tha Matoshi raporton rajonipress.

Matoshi ka thënë se nëse Jahjaga nuk e vendos fotografin e Pacollit aty ku duhet atëherë ai është i shtyrë që pa vullnetin e tij të bëjë të njëjtin veprim, do të thotë ta largojmë nga zyra fotografinë e Jahjagës.
 
Top