Moti


Kryetari  Sinani, ka pritur në një takim zyrtarët e Këshillit të Bashkësisë Islame në Kamenicë, të përfaqësuar nga kryetari z.Remzi Kastrati, Muhamet Dërmaku dhe sekretari Milaim Behluli.

Kryetari i Bashkësisë Islame në Kamenicë z. Remzi Kastrati, pasi falënderoi kryetarin për mikpritjen , shprehu kërkesën , për lejimin e ndërtimin të një lokali , për administratën e këtij institucioni , si dhe çështja e financimit të harxhimeve të varrimit të qytetarëve të komunës së Kamenicës.

Kryetari Sinani në këtë rast pos tjerash u shprehë: Kërkesa për lejimin e ndërtimit të objektit të Bashkësisë Islame do të shqyrtohet pasi të shikohet plani urbanistik i qytetit. Ndërsa sa i përket çështjes së financimit të harxhimeve të varrimit të kufomave, z. Sinani informoi përfaqësuesit e BI-të Kamenicës , se një kërkesë e tillë është pranuar në Kuvendin Komunal edhe më herët dhe ajo është përkrahur nga KK. Kërkesa e tillë do të filloj të zbatohet nga muaji janar 2015.

Sinani po ashtu tha se “unë do të jem i gatshëm që çdo herë të iu përgjigjem kërkesave të BI-së dhe ndihem mirë që gjitha kërkesat e juaja parashtruar komunës së Kamenicës, janë shqyrtuar në favor tuajin ”.
 
Top