Moti

Nënkryetari i Komunës së Kamenicës Fatmir Matoshi, i shoqëruar edhe nga nënkryetari për komunitete Dragisa Savic, këshilltarja e qeverisjes lokale nga UNDP/CDF Vjollca Behluli dhe zyrtari për informim Berat Murina kanë vizituar Komunën e Medvegjës.

Pas takimit me kryetarin e Komunës së Medvegjës është lëshuar një deklaratë e përbashkët.

Deklarata e plotë:

Komuna e Kamenicës  dhe Komuna e Medvegjës në takimin e mbajtur me datë 25. Shtator 2014 në ndërtesën e komunës në Medvegjë, në mes të Kryetarit të Komunës së Medvegjës  z.Slobodan Draskovic  dhe Nën Kryetarit të komunës së Kamenicës z. Fatmir Matoshi , diskutuan dhe u dakorduan që bashkërisht të angazhohen për pikat në vazhdim :

1.       Hapja e vendkalimit kufitar në Kapi të fshatit Sfircë, është në interes të të dyja komunave, për arsye të qarkullimit të lirë të njerëzve dhe mallrave . Për më tepër, hapja e këtij vendkalimi do të ndikonte dukshëm në zhvillimin ekonomik të të dyja komunave, marrë për bazë potencialin e zhvillimit të turizmit që kanë të dyja komunat.

2.       Komuna e Medvegjës dhe Kamenicës janë dakorduar që të fillojnë bashkëpunimin në sferën e kulturës dhe sportit si dhe të iniciojnë këmbimin e përvojave me interes të përbashkët

3.       Komuna e Medvegjës dhe Kamenicës janë dakorduar që në të ardhmen të fillojnë iniciativën e bashkë-aplikimit në Fondet e IPA-s, e cila do të ndikonte në zhvillimin e të dyja komunave.

Në takim morrën pjesë edhe Zëvendëskryetari i komunës së Medvegjës z. Florim Sahiti dhe anëtarë të tjerë të kabinetit si dhe Nënkryetari nga komuna e Kamenicës z. Dragisa Savic dhe anëtarë të tjerë të kabinetit.

 
Top